Pas gjashtë viteve në specializim në Kardiokirurgji Dr.Xheladin Rizani dhe Dr.Shpejtim Shurdhiqi përfundojnë specializimin nga fusha e Kardiokirurgjisë.Shkollimi i tyre është realizuar në QKUK dhe në disa qendra në Gjermani.
Dr.Rizani dhe Dr.Shurdhiqi përfunduan provimin praktik dhe teorik pranë Komisionit në QKUK.
Njëri Kardiokirurg pasi kishte përfunduar provimin specialistik kishte shkruar në rrjetin social facebook:
“Miq të nderuar,
Pas një periudhe 6 vjeçare si specializant i Kardiokirurgjisë, Sot, para komisionit të caktuar nga Bordi Qendror për Shkollim Specialistik i Ministrisë së Shëndetësisë, në përbërje; Prof. Dr. Shpend Elezi (kryetar i komisionit); Prof. Dr. Adem Grbolar (anëtar) dhe Dr. Raif Çavolli (anëtar dhe mentor klinik), përfundova me sukses provimin specialistik nga Lëmia e Kardiokirurgjisë dhe mora titullin Kardiokirurg (Specialist i Kirurgjisë së zemrës). Është hera e parë në Kosovë që një provim nga lëmia e Kardiokirurgjisë organizohet tërësisht nga Komisioni Vendor.”
Shërbimi i Kardiokirurgjisë pritet që të angazhoj këta dy specialist të rinj duke quar numrin në tetë Kardiokirurg, meqenëse kërkesa për operime dhe mbajtja 24h e shërbimit kërkon staf dhe profesionalizëm.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...