Dozat e larta me vitaminë C mund të jenë mënyra për ta luftuar leukeminë, sugjeron studimi i fundit. Pasi e hasim në sasi të madhe të portokajve, specave dhe lulelakrës, shkencëtarët besojnë se inkurajon qelizat e gjakut të prekura me kancer që të shuhen. Qelizat e dëmshme në eshtra ofrojnë ndihmë rritjes së tumoreve vdekjeprurës, por vitamina C i urdhëron të shuhen, pohojnë shkencëtarët. Por ata kanë paralajmëruar se një sasi e tillë është e pamundur të merret nga frutat, duke pohuar se kjo sasi duhet marrë në një mënyrë tjetër.
Duke i injektuar pacientët me këtë vitaminë, të prekurit mund të marrin sasi deri 500 herë më të madhe sesa që do ta merrni nga pemët dhe perimet, duke i konsumuar. Kjo nuk është hera e parë që ekspertët kanë studiuar vetitë e forta të luftimit të qelizave kancerogjene me vitaminë C, porse efektet e saj në leukemi paraprakisht nuk ishin kuptuar.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...