Infektologu, Izet Sadiku, ka deklaruar se kapacitetet e Klinikës Infektive në Prishtinë vazhdojnë të jenë të stërmbushura.
Ai bëri apel tek qytetarët që të mbajnë maska, sepse siç u shpreh, kjo është një vepër patriotike dhe më e madhja që mund të bëjmë për shtetin tonë në ballafaqimin me pandeminë.
“Kemi rreth 100 pacientë që janë të hospitalizuar në klinikën tonë,të cilët rreth 60 përqëind e tyre janë me oksigjenoterapi dhe gjashtë paciente vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë dhe në mjekim intensiv”.
“Një pjesë e madhe e tyre kanë sëmundje shoqëruese, por ka pasur edhe mosha të reja që s’kanë pasur sëmundje shoqëruese që i ka shkaktuar probleme koronavirusi. Kështu duhet të dihet se ky virus shkakton shqetësime shëndetësore edhe tek ata”.
“Efektet e masave të reja do të shihen 10 ditë deri në dy javë. Përveç kësaj, qeveria duhet të angazhohet në mënyrë rigoroze për zbatimin e tyre, sepse e kundërta e kësaj ka rezultuar në rritjen e numrit të të infektuarve”.
“Përdorimi i maskës është një vepër patriotike dhe tek qytetarët apeloj që t’i përdorin ato, ta mbajnë distancën dhe higjienën dhe kjo është vepra më e madhe që mund të bëjmë për shtetin tonë në ballafaqimin me pandeminë”.
Ndërkaq, në lidhje me shtimin e stafit mjekësor në këtë klinikë, Sadiku deklaroi se “kjo do të jetë një ndihmesë e madhe dhe ky staf i ri do të jetë përforcim i domosdoshëm.
“Kjo masë është për të filluar përgatitjet për ballafaqim të vazhdueshëm me Covid-19 dhe se duhet të mësohemi të jetojmë më të edhe për një kohë”./blic/
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit