Shtesat kimike që përdoren në cigaret elektronike dhe në zëvendësues të tjerë të cigareve klasike mund të dëmtojnë qelizat e enëve të gjakut, sipas rezultateve të një studimi të publikuar në “Arteriosclerosis, Thrombosis and Vascular Biology”.
“Përdorimi i produkteve alternative në cigaret normale, duke përfshirë edhe cigaret elektronike, po rritet me shpejtësi. Shumëllojshmëria e produkteve të aromatizuara është me interes të madh për duhanpirësit dhe të rinjtë. Aromat e shtuara te këto produkte janë konsideruar të sigurta për gëlltitjen, por efektet në shëndetin kardiovaskular janë të panjohura”, thotë Jessica Fetterman (Universiteti i Bostonit), autore kryesore e studimit.
Hulumtuesit kanë dashur të vlerësojnë se si nëntë aroma kimike, që janë ndër më të zakonshmet në cigaret elektronike mente, aroma e djegies, vanilja, kanella, karafili, gjalpë, luleshtrydhe, banane dhe eukaliptoli (aroma e freskët shpuese) mund të ndikojnë në funksionin e qelizave të enëve të gjakut transmeton website doktor33.al.
Për këtë qëllim, u mblodhën qeliza aortale të nëntë jo duhanpirësve, gjashtë duhanpirësve të cigareve jo me mentol dhe gjashtë duhanpirësve të cigareve me mentol. Këto qeliza u inkubuan pastaj me përbërjet aromatizuese për 90 minuta, për të matur vdekjen e qelizave. Si rezultat, në krahasim me joduhanpirësit, të dyja grupet e duhanpirësve treguan një reduktim të prodhimit të oksidit nitrik kur stimuloheshin me substanca kimike. Kur qelizat e joduhanpirësve iu ekspozuan aromës së mentolit ose karafilit, u vërejt një reduktim i ngjashëm në prodhimin e oksidit nitrik shkruan website doktor33.al.
Në nivele shumë të larta, të gjitha aromat kanë shkaktuar vdekjen e qelizave endoteliale, por kjo dukuri ka ndodhur edhe në nivele më të ulëta për aromat e kanellës, karafilit, luleshtrydhes, bananes dhe eukaliptit. Aromat e vaniljes dhe karafilit kanë shkaktuar stres oksidativ në qelizat endoteliale. Mentoli, vanilja, kanella dhe aroma e djegies kanë rritur interleukinën-6 dhe kanë reduktuar oksidin nitrik. Kur u nxehën, aromat e vaniljes dhe karafilit ndryshuan prodhimin e oksidit nitrik, ndërkohë që kjo nuk ndodhi me mentolin.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit