Rusët e lindur në këtë dekadë do të ndalohen të pijnë duhan

21:43 | 10 Janar 2017
Trina Galanxhi

Ministria e Shëndetësisë ruse po shqyrton ndalimin e përhershëm të shitjeve të cigareve për njerëzit e lindur nga 2014 e tutje.

Kjo është pjesë e një strategjie të ashpër anti-duhan, të cilën politikanët e vendit janë duke u përpjekur ta kthejnë në realitet, transmeton arbresh.info.

Ndalimi i shitjes së duhait për këtë brez do të vazhdojë edhe pasi ata të arrijnë moshën madhore.

Për momentin ky ligj është vetëm duke u shqyrtuar, pasi Rusia planifikon të bëjë të paligjshme pirjen e duhanit për të gjithë rusët.

Ministria e Shëndetësisë së Rusisë ka konfirmuar se projekt-ligji është duke u shpërndarë në të gjithë qeverinë.

“Ky qëllim është absolutisht korrekt”, ka thënë Nikolai Gerasimenko, një anëtar i komisionit shëndetësor për The Times.

Avktivistët anti-duhan kanë bërë thirrje për masa të ngjajshme edhe në vendet tjera të botës, por asnjëherë nuk kanë marrë mbështetjen e qeverive.

Pirja e duhanit në Rusi është e ndaluar në vendet e punës, në stacionet e autobusit, në aeroporte dhe në stacione të trenit.

Megjithatë, Rusia ka një nga normat më të larta të pirjes së duhanit në botë me rreth 40% të duhanpirësve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale