Duhanpirësit e cigareve elektronike mund të jenë duke ekspozuar veten ndaj rrezikut të kancerit më shumë se ata që konsumojnë cigare normale.
Benzeni, që zakonisht vjen nga tymi i veturave, është njëri ndër faktorët kryesor dhe më të rrezikshëm të kancerit si dhe një ndër shkaktuesit e leukemisë, transmeton arbresh.info.
Tashmë shkencëtarët kanë vërtetuar se benzeni gjithashtu formohet në mjete me nivel të lartë të avullit kur ato përdoren me fuqi të lartë.
Ky nivel i benzenit është më i lartë sesa ai që është gjetur në atmosferë.
Sa më i lartë që është voltazhi i cigares aq më e lartë është sasia e avullit. Dhe sa më e lartë sasia e avullit aq më e fortë është goditja në fyt dhe shija.
Ndërsa sa më i lartë që është niveli i avullit, aq më e lartë është sasia e benzenit dhe në këtë mënyrë personat që konsumojnë cigare elektronike janë shumë fish më të rrezikuar nga sëmundjet që shkaktohen nga benzeni se sa personat që nuk konsumojnë fare cigare ose që konsumojnë cigare normale.
Ironik është fakti se si cigaret elektrike u zbuluan për t’i shpëtuar kancerit që shkaktohet nga cigaret normale, kurse tani rreziku për kancer vjen nga vet ato./Arbresh.info
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...