Magnezi është një mineral i domosdoshëm ushqimor për funksionin optimal të sistemit kardiovaskular, sistemit nervor, muskujve , eshtrave, presionit të gjakut dhe mbajtjes nën kontroll të niveleve të sheqerit në gjak. 75% e amerikanëve kanë mungesë magnezi, shprehen mjekët.
Magnezi ndihmon kundër edemave në këmbë dhe në sistemin gastrointestinal të shkaktuar nga intometacina. Kripërat e magnezit ndihmojnë në parandalimin e artritit, shkruan Shendeti.com.al.
Magnezi i ulët shoqërohet me një rënie në dendësinë minerale të kockave. Mungesa e magnezit rritet me moshën për shkak të marrjes joadekuate nga dieta, absorbimit të dobët dhe disa ilaçe të njohura në pakësimin e magnezit.
Shenjat e para të mungesës së magnezit janë dhimbje barku, spazma , dhimbje të muskujve . Ankthi , tensioni , ndjenja shqetësimi dhe tronditje janë shenjat e mangësi së magnezit gjithashtu.
Mangësia e magnezit ju pengon për të pushuar mjaftueshëm në mbrëmje apo të bini në gjumë gjatë gjithë natës . Hiperaktiviteti dhe shqetësimi tek fëmijët mund të jetë pjesërisht për shkak të mangësisë së magnezit .
Dhimbjet menstruale janë të dhimbshme te gratë , një shenjë e zakonshme kjo e mungesës së magnezit.
Ushqimet që këshillohet të përdorni janë perimet me gjethe jeshile: lakra jeshile, spinaqi, të pasura me minerale dhe vitamina të domosdoshme për trupin.
Peshqit: Përveç të qenët një burim i madh i vitaminës D dhe acideve yndyrore omega-3, peshqit të tillë si; skumbri, salmoni dhe toni, janë jashtëzakonisht të pasur me magnez, por ky mineral gjendet edhe në llojet e tjerë të peshqve.
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...