Google ADS

Rëndësia e higjienës orale tek fëmijët, YCUSK zhvillon projektin për vetëdijesimin e fëmijëve

08:35 | 1 Korrik 2016
Arbresh.info

Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane në Kosovë sot do të realizojë projektin e radhës në Kopshtin e Ëndrrave në Fushë Kosovë.

Në një njoftim për media thuhet se projekti i emërtuar “Healthy Living Campaign”, ka për qëllim edukimin e fëmijëve të kopshteve rreth higjienës orale, specifikisht pastrimit të drejtë të dhëmbëve dhe të ushqyerit të shëndetshëm.

“Projekti do të jetë me natyrë interaktive, me demonstrime me video, postera dhe modele dhëmbësh. Në përfundim do të shpërndahen nga një brushë dhe pastë për dhëmbë për secilin fëmijë, duke përçuar kështu mesazhin për kujdes të vazhdueshëm ndaj shëndetit qysh në moshat e reja”, thuhet në njoftim.

Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane në Kosovë (YCUSK) është një nismë e lansuar zyrtarisht ne vitin 2014.

“Qëllimi kryesor i këshillit është fuqizimi dhe përkrahja e rinisë kosovare përmes aktiviteteve vullnetare që kanë të bëjnë me paqen, shërbimin komunitar, kulturën dhe aktivizmin qytetar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm