Google ADS

Receta natyrale për pastrimin e mushkërive: Ju duhet vetëm lakër dhe mjaltë

09:08 | 4 Janar 2022
Trina Galanxhi

Në kohën e pandemisë, shumë njerëz kërkuan për receta natyrale në mënyrë që të mbronin mushkëritë.

Receta që ndihmon në pastrimin e mushkërive dhe mund të zëvendësojë trajtimin e terapisë së përshkruar me ilaqe, është ajo me lakër dhe mjaltë, transmeton portal arbresh.info

Kjo metodë lehtëson kollën e thatë irrituese dhe ndihmon në nxerrjen e mukusit.

Ju duhen:
2 gjethe lakre të freksët
ujë të vluar
mjaltë
peshqir ose shall

Çfarë duhet bërë?

Ndani dy ose tre gjethe nga pjesa e jashtme e lakrës jeshile, aq të mëdha sa të mbulojnë gjoksin tuaj (dhe kurrizin nëse kolla është vërtet e fortë). Hidhni gjethet me ujë të valë në një enë dhe lërini të ngrohen për disa minuta.

Hiqni gjethet nga uji, thajini dhe lyeni me mjaltë. Vendosni ato në gjoks dhe shpinë dhe mbështillni me një qese plastike, ose më mirë vishni një bluzë të ngushtë pambuku dhe më pas mbështilluni me një shall që t’ju mbajë ngrohtë.

Është mirë të vendosni mbështjellësin para se të shkoni në shtrat dhe ta mbani deri në mëngjes.

Hiqni gjethet e lakrës nga gjoksi dhe pastroni lëkurën. Përsëriteni këtë trajtim me gjethe të freskëta dhe mjaltë, tre deri në shtatë netë me radhë, në varësi të ashpërsisë së kollës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale