Rozmarina reziston e freskët për një kohë të gjatë.
Përveçse ka aromë shumë të mirë që ndikon në shijen e gatimeve të ndryshme, zbukuron edhe ballkonin.
Rozmarina mund të përdoret edhe si çaj por në rastin konkret e kemi përdorur në një maskë që ndihmon kundër rënies së flokëve.
Falë vetive të saj antiseptike, është një nga bimët më të përshtatshme për të ngadalësuar humbjen e flokëve. Vaji esencial që përmban rozmarina në fakt është shumë stimulues, shkruan Living.
Rozmarina jo vetëm që i bën flokët tuaj të jenë më të butë, mirëpo në të njëjtën kohë stimulon rritjen më të shpejtë të flokëve. Ajo, ndihmon në zbutjen dhe forcimin e flokëve sikurse që ndihmon edhe në rikuperimin e flokëve të dëmtuar.
Receta e maskës që ju duhet ka këto përbërës:
Kombinoni dy lugë gjelle të gjetheve të grira të rozmarinës me 300 ml ujë. Me përzierjen e fituar trajtoni flokët, duke filluar nga fundi deri tek rrënjët.
Pasi t’i keni lyer nuk keni nevojë t’i shpëlani. Mund ta përdorni trajtimin pas dushit, për një herë në javë.
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës