Gratë që kanë nevojë për kontrolle gjinekologjike, tash e tutje do të kenë më të lehtë që në kuadër të Klinikës së Gjinekologjisë t’i kryejnë këto ekzaminime, pasi kjo klinikë është pajisur me 2 ultrazë modern.
Përveç kësaj klinike, me ultrazë të ri janë pajisur edhe Klinika Emergjente, ku mjekët emergjent do ta kenë më të lehtë menaxhimin e rasteve emergjente, njofton Klan Kosova.
E shërbime më cilësore do marrin edhe foshnjat e porsalindura në Klinikën e Neonatologjisë, që poashtu është pajisur me ultrazë, sikurse është pajisur edhe Klinika e Kirurgjisë Pediatrike.
Me ultrazë janë furnizuar edhe Klinika e Fiziatrisë, Klinika e Anestezionit, Shërbimi i Mjekësisë Nukleare, ambulancat specialistike dhe disa klinika të tjera.
Këto paisje janë blerë pas punës intensive të menaxhmentit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, i cili si prioritet të punës së saj ka renditur furnizimin me aparaturë dhe paisje mjekësore për njësitë e SHSKUK.
Poashtu, sallat operative të Klinikës së Gjinekologjisë dhe Kirurgjisë Pediatrike janë pajisur me llamba operative që më parë kanë qenë në mungesë.

Nis zbatimi i ligjeve për të huajt dhe automjetet, 40 vërejt...
KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Haxhi Avdyli: Dorëheqja nga Guxo nuk më pengon të jem pjesë ...
Tërmeti me magnitudë 6 ballë godet Kubën
Sveçla e Peci homazhe për viktimat e trazirave të marsit në ...
BE i reagoi PDK-së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu pë...