Qershia është jashtëzakonisht e shëndetshme, pasi që përmban vitaminën esenciale C, acidin folik, kalciumin, hekurin, por edhe më të vlefshmin nga të gjithë antocianidin.
Ndërsa marrin një ngjyrë të kuqe të errët, qershitë bëhen më të shëndetshme. Në vitet 1950, mjeku Ludwig Koch vërtetoi se qershitë kurojnë reumatizmin dhe cermën, zvogëlojnë nivelin e acidit urik dhe trajtojnë inflamacionin.
Kështu që nëse vuani nga cerma, rekomandimi është që të përfitoni nga sezoni i qershisë dhe të hani këtë frutë sa më shpesh të jetë e mundur.
Qershitë janë një ilaç natyral edhe për celulitin, parandalojnë rrudhat, stimulojnë stomakun, zorrët, pankreasin dhe tretjen, largojnë ujin nga rrjedhja e gjakut dhe për këtë arsye lehtësojnë zemrën, aktivizojnë mëlçinë dhe veshkat.
20 qershi kanë 10 herë efekt më i fortë se aspirina, dhe parandalojnë formimin e kariesit dhe pllakës dentare.
Ndryshe, cerma është një sëmundje reumatike metabolike e shkaktuar nga prania e shtuar e acidit urik, hiperuricemia në serum dhe depozitimi i kristaleve urate mono-natriumi te nyjat dhe indet e buta.
Diagnoza e kësaj sëmundjeje duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi fillimi i shpejtë i terapisë rezulton me përmirësim më të shpejtë./expres.mk/
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA