Sipas një studimi të fundit, qëndrimi drejtë i trupit mund të ndihmojë në trajtimin për ata që vuajnë nga depresioni.
Hulumtimet e mëhershme kanë treguar se krrusja mund të largojë disponimin e mirë, ndërsa qëndrimi i drejtë e bën të kundërtën, transmeton portali arbresh.info.
Por, studimi i fundit i kryer nga Universiteti i Auckland ka ardhur në përfundim që qëndrimi mund të luajë një rol të madh në gjendjen shpirtërore dhe mund të diagnostifikojë ata që vuajnë nga depresioni.
“Në krahasim me qëndrimin e krrusur, qëndrimi drejtë ju bën të ndjeheni krenarë dhe rrit besueshmërinë”, ka thënë autorja e hulumtimit, Elizabeth Broadbent.
Ajo ka theksuar se këtë eksperiment, përpos anketuesve, e ka bërë edhe me vetën, ndërsa ka theksuar se ‘sapo ka filluar të ecë me shpinën drejt është ndjerë më mirë’.
“Nga përvoja ime dhe nga hulumtimet e mia, mendoj se qëndrimi drejt mund t’i ndihmojë njerëzit të ndjehen më mirë”, shtoi ajo.
Megjithatë, ajo ka shtuar se shumë gjëra varen nga konteksti dhe situata në të cilën gjendet personi./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...