Qendra e re emergjente, e cila parashihej që brenda këtij viti t’i fillojë punimet, ka mbetur pa leje ndërtimi, raporton KTV .
Ndonëse qysh në vitin 2013 e mori dritën e gjelbër nga Komuna për ndërtim, për shkak të procedurave, as pas dy vjetësh punimet nuk kanë filluar. 22 milionë eurot e Ministrisë së Shëndetësisë të cilat pritet të investohen për realizimin e këtij projekti, duhet të presin përsëri për një leje ndërtimi nga komuna e Prishtinës, për shkak se lejes paraprake i ka skaduar afati.
Drejtor i Emergjencës Basri Lenjani po pret që komuna të gjejë një zgjidhje të shpejtë dhe vetëm ta vazhdojë lejen paraprake që e kishte, për shkak se ky projekt konsideronte nacional dhe është në interes të të gjithë qytetarëve. Por për zyrtarët e komunës së Prishtinës as leja paraprake nuk ishte dhënë në pajtim me ligjin.
E martë me mot kryesisht të vranët, temperaturat deri në 8°C
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...