Sipas një studimi të fundit, gjumi i pakët mund të dërgojë në probleme të mëdha shëndetësore, por e njejta gjë vlen edhe për gjumin e tepërt.
Në mënyrë të veçantë, çdo anomali e lidhur me gjumin mund të ndikojë në funksionimin e trurit tuaj, transmeton portal arbresh.info
Studimi përfshiu më shumë se 40,000 njerëz në të gjithë botën që përfunduan një sondazh në internet dhe një seri testesh të aftësive mendore të tilla si arsyetimi, kujtesa dhe aftësitë verbale.
Studimi gjeti se ata që flinin shtatë deri në tetë orë, ishin më të shëndosë se ata që flinin më pak ose më shumë. Gjysma e pjesëmarrësve thanë se ata zakonisht flenë më pak se 6 gjatë natës.
Studimi ka gjetur se njerëzit që flinin më pak se 4 orë, dukeshin nëntë vjet më të vjetër.
Të menduarit dhe aftësitë verbale ishin dy aftësi mendore që preken fuqimisht nga anomalitë e lidhura me gjumin, ndërsa humbja e kujtesës është një ndryshim që nuk ndikohet nga sasia e gjumit./arbresh.info/
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë
Zhegrova mungoi në stërvitjen e sotme të Juventusit, zbulohe...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë ...