Dy në pesë amerikanë e kanë bindur gabimisht veten se kanë një sëmundje serioze, pasi iu drejtuan për informata “Google”, tragojnë disa hulumtime te reja.
Një studim i 2,000 amerikanëve zbuloi se 43 përqind i kanë shikuar simptomat e tyre në internet dhe përfunduan duke besuar se kishin një sëmundje shumë më të rëndë sesa ajo që kishin në të vërtetë.

65 përqind e të anketuarve kanë përdorur internetin për të diagnostikuar veten e tyre, por rezultatet tregojnë se shtypja e simptomave tuaja në shiritin e kërkimit mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë.
Në vend që të lehtësojnë shqetësimet, 74 përqind e atyre që janë vetë-diagnostikuar në internet thonë se kërkimi i simptomave të tyre i bëri ata të shqetësohen më shumë për shëndetin e tyre.
Kjo mund të jetë për shkak të përgjigjeve të dhëna nga Google, pasi këshillat mjekësore të internetit u gjetën nga të anketuarit të ishin të besueshëm më pak se 40 përqind të kohës./monitor/
Hysni Mehani lirohet nga spitali pas sulmit në Skenderaj
Bayerni do t’u thotë lamtumirë tre lojtarëve para ndes...
Sulm në një postë në Pakistan, vriten 8 persona dhe plagosen...
Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mb...
Nura: Lushtaku nuk është ftuar për intervistim, në momentin ...
Nis takimi mes Kurtit dhe Marta Kos në Prishtinë