Në dimër, rreziku i vdekjes nga sulmi në zemër rritet deri në 36 përqind, pavarësisht nëse njerëzit jetojnë në një zonë me klimë të ftohtë ose të ngrohtë, thonë ekspertët nga Los Angeles.
Temperaturat e ulëta, veçanërisht të shoqëruara nga era dhe ekspozimi më i gjatë ndaj të ftohtit, shkaktojnë një rritje të rrahjeve të zemrës dhe një rritje të presionit të lartë (sistolik) të gjakut, transmeton portal arbresh.info

Ndryshimet e përkohshme paraqesin stresin fiziologjik ndaj të cilit trupi përpiqet të adaptohet, dhe trupi i shëndetshëm dhe trupi i personit të sëmurë reagojnë ndryshe.
Si rezultat, i ftohti kontribuon në ngushtimin e enëve të gjakut dhe zvogëlon furnizimin e oksigjenit në zemër. Kur thithim ajër të ftohtë, zemra aktivizohet më tej dhe i nevojitet më shumë oksigjen.
Sipas ekspertëve ushtrimet fizike duhet të reduktohen në ditët e ftohta./arbresh.info/
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...