Sipas studimeve të mëparshme, jogurti mund ta zvogëlojë dukshëm rrezikun e kancerit kolateral te meshkujt. Ky lloj kanceri është një nga tipat më të përhapur të kancerit, që i prek zakonisht meshkujt.
Healthcentral shpjegon se si jogurti ndikon në shëndetin e zorrëve sidomos te meshkujt. Sipas studiuesve, jogurti përmban dy lloje të baktereve që njihen për aftësinë e reduktimit të prodhimit të disa kimikaleve që mund ta shkaktojnë kancerin në traktin digjestiv.
Ky studim i bërë, ka përfshirë edhe disa femra, mirëpo nuk kanë gjetur ndonjë lidhshmëri në mes të jogurtit dhe problemeve me zorrë.
Sipas shkencëtarëve të HarvardUniversity, jogurti ka potencial të lartë të luftojë qelizat kancerogjene, prandaj këshillohet të jetë pjesë e dietës tuaj. Një jogurt përmban kalcium, proteina, vitaminë B12, magnez dhe probiotikë. Këta përbërës e mbajnë trupin të shëndetshëm duke përmirësuar sistemin e tretjes, duke e luftuar obezitetin dhe duke luftuar inflamacionet.
Jogurti i duhur, të cilin duhet ta konsumoni është ai që përmban sasi më të ulët të sheqerit, përmbajnë baktere aktive dhe proteina. /Gazeta Express
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...