Nëse periodat nuk po ju vijnë rregullisht, ose më mirë keni mungesë të tyre, një gjendje e cila njihet në gjuhën mjekësore me termin “amenorrhea”, 4 mund të jenë faktorët kryesorë:
#1 Stresi
Ngarkesa dhe stresi i çdo dite është një nga arsyet që menstruacionet ndalojnë në ardhuri. Jo ndodh sepse trupi është ndërtuar në një mënyrë që kur jemi të stresuar apo nervozë gjëja e fundit që do të bëjë është të riprodhojë.
#2 Aktiviteti fizik shumë intensiv
Nëse kaloni shumë kohë duke u ushtruar në palestër nuk është asnjë surprizë që periodat mos t’ju vinë rregullisht.
#3 Jeni nënpeshë!
Një tjetër arsye pse keni çrregullim menstruacionesh është se mund të jeni nënpeshë. Të gjithë grave dhe vajzave u duhet një masë e caktuar trupore për të mbajtur një shtatzëni dhe nëse kjo kalon pikën e përcaktuar do të ndikojë te prodhimi i hormoneve që nevojiten për ciklin menstrual. Gjithçka duhet të bëni është të shtoni disa kilogramë dhe kaq!
#4 Keni vezore polikistike
Nëse vezoret tuaja janë të natyrës polikistike, me shumë gjasa do të keni çrregullime të menstruacioneve. Ajo çfarë do të ndihmonte për ta kaluar këtë gjendje, përveç kurës së medikamenteve është një dietë e mirë ushqimore e pasur me fibra, proteina dhe karbohidrate shkruan Revista Class
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK