Nëse asgjë në botë nuk mund ta tejkalojë erën e kafesë së sapo përgatitur, ju ndoshta jeni pak të varur… por kjo nuk është aspak diçka e keqe!
Ekziston një studim në rritje që zbulon se kafeja (në moderim) mund të jetë mjaft e mirë për shëndetin tuaj. Gjeni më poshtë se cilat të tjera, përveç energjisë shumë të nevojshme, janë përfitimet që mund të merrni nga filxhani juaj i kafesë në mëngjes, transmeton portal arbresh.info
Ul rrezikun për diabet
Disa filxhanë kafe në ditë mund të zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2. Arsyeja është kombinimi i kimikateve që gjenden në kokrrat e kafesë, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në metabolizmin tuaj. Një nga këto kimikate, i njohur si acid klorogjenik, madje mund të ulë nivelet e glukozës në gjak.

Përmison kujtesën
Studiuesit në Universitetin Amerikan në Florida kanë zbuluar se kafeina dhe kafja mund të rrisin sasinë e hormoneve që ndihmojnë në prodhimin e qelizave të reja nervore dhe kjo mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes Alzheimer, transmeton portal arbresh.info
Është e mirë për shëndetin
Një studim i botuar në revistën Circulation: Heart Failure zbulon se konsumimi i moderuar i kafesë (rreth 2 filxhanë në ditë) shoqërohet me një rrezik të zvogëluar të sëmundjeve të zemrës.
Parandalon kancerin e lëkurës
Kafeja (e cila përmban kafeinë) mund të zvogëlojë rrezikun e karcinomës së qelizave bazale, lloji më i zakonshëm i kancerit të lëkurës, thotë studimi i botuar në revistën “Cancer Research”. Duhet përmendur gjithashtu se kafeja pa kafeinë nuk ka efekt të njejtë./arbresh.info/
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...