Një studim i zhvilluar së fundmi në SHBA, ka treguar përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i bajameve.
Sipas të dhënave të këtij studimi një filxhan bajame në ditë rrit për 19% nivelin e kolesterolit të mirë dhe nga ana tjetër ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit të dëmshëm.
Në këtë mënyrë, vetëm 43 gramë bajame në ditë ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës.
“Nëse njerëzit fusin në dietën e tyre bajamet, do të kenë shumë të mira. Bajamet nuk shërojnë gjithçka, por kur konsumohen në nivelet e duhura, janë të shkëlqyera” është shprehur udhëheqësi i studimit, Kris-Etherton, nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë./Klan Kosova/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...