Shkencëtarët në Britani duket se kanë shpjeguar arsyen se përse disa njerëz kanë mushkëri të shëndetshme, pavarësisht se kanë një jetë që tymosin duhan.
Analizat mbi 50 mijë njerëz kanë treguar se bëhet fjalë për një mutacion në ADN-në e disa njerëzve, që përmirëson funksionimin e mushkërinjve dhe maskon impaktin fatal të duhanit.
Këshilli për Kërkime Mjekësore mendon se këto zbulime do bëjnë të mundur gjetjen e një ilaçi të ri që do përmirësojë funksionimin e mushkërinjve.
Megjithatë ata thonë se opsioni më i mirë është që të mos tymosni duhan.
Një tjetër zbulim, që ka nevojë për konfirmim të mëtejshëm, është që ata që tymosin duhan kanë pjesë të kodit gjenetik më të ndryshëm. Kjo do të thotë se truri i tyre mund të bëhet lehtësisht më i varur ndaj nikotinës.
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...
Mbledhja në Selinë e PS-s për zgjedhjet, Rama vendos të anga...
Irani vendos gjashtë kushte për t’i dhënë fund luftës