Heqja dorë nga sheqeri për vetëm 9 ditë mund të përmirësojë ndjeshëm shëndetin e njerëzve, thotë një studim i ri.
Studimi, i botuar nga gazeta Obesity, zëvendësoi marrjen e sheqerit me 43 fëmijë obezë dhe pohon se ka vërtetuar se sheqeri është i rrezikshëm jo vetëm për shkak të kalorive të tij, por edhe për shkak të ngurtësimeve që krijon në metabolizmin e njeriut.
Autori i studimit Robert Lustig, endokrinolog në spitalin UCSF Benioff Children në San Francisko, tha se hulumtimi i tij zbuloi se kolesteroli i fëmijëve u përmirësua dhe nivelet e tyre të insulinës ranë.
“Gjithçka u bë më mirë”, pohoi Dr Lustig. “Këto gjetje mbështesin idenë se është thelbësore që prindërit të vlerësojnë konsumimin e sheqerit dhe të jenë të vetëdijshëm për efektet shëndetësore të asaj që fëmijët e tyre po konsumojnë.”
Gjetjet e tij rrëzojnë mendimi mbizotërues të deritanishëm, i mbështetur nga korporatat shumëkombëshe, që pretendojnë se obeziteti – dhe sëmundjet e lidhura me të – nuk janë rezultat i sheqerit, por i konsumit të lartë të kalorive.
Dr. Lustig thotë se studimi i tij u krye me kujdes që të shmangte këtë: studiuesit siguroheshin që fëmijët pjesëmarrës në studim të ruanin peshën e njëjtë dhe u inkurajuan të hanin më shumë nëse kërkuesit e vërenin rënien e peshës së tyre.
Ai shtoi se keto rezultate dhe zbulime të reja duhet të shpërndahen dhe të informojnë sa më shumë njerëz të jetë e mundur, shokë, miq, të afër, njerëz që ua duam të mirën apo edhe të panjour qofshin, ata kanë të gjithë të drejtë të jetojnë një jetë të mirë e të shëndetshme kur dikush i njofton për rreziqet e saj.
“Kaloritë e sheqerit janë më të këqijat, sepse kthehen në yndyrë në mëlçi, duke ngritur rezistencën e insulinës dhe rrisin rrezikun për diabet, dhe sëmundje të zemrë e mëlçisë.”
“Kjo ka implikime të mëdha për industrinë ushqimore, sëmundjet kronike dhe kostot e kujdesit shëndetësor”, tha ai për The Daily Telegraph.
“Pas vetëm nëntë ditëve të kufizimit të fruktozës, rezultatet janë dramatike dhe të qëndrueshme nga subjekti në subjekt”.
Studimi i tij u pasoi me një raport në parlament që bënte thirrje për një taksë mbi sheqerin, me qëllim që koorporatat e mëdha të industrisë ushqimore ta kufizonin dozën e përdorimit të tij. (Mos humbisni: Thonë se mjalti dhe kanella të bëjnë mirë, por ja çfarë kanë lënë pa ju thënë…)
Të shumtë ishin ata që në media dhe rrjetet sociale e përshëndetën zbulim e Dr. Lusting, e që nuk ngurruan të linin komentet e tyre:
Gerrittloyd: “Përdorni mjaltin në pije të ngrohta (sepse kështu mbështesni faunën tonë të insekteve në të njëjtën kohë). Kanella është e njohur për të ndihmesën e saj shërimin e dëmtimive të shkaktuara nga tepria e sheqerit në gjak.”
Salemk: “Kanella është e mrekullueshme! Unë e kam provuar dhe jep rezultate super fantastike!”
Ontologix: “Sheqeri vret. Vetëm njerëzit e painformuar hanë sheqer që gjendet në ushqimet e përpunuara që e përmbajnë atë si hapës oreksi.”
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit