Të rinjtë duhet të përpiqen që të shmangin kontrollimin e shpeshtë të telefonave mobil, në mënyrë që të zhvillojnë të të menduarit, ka sugjeruar Princ Harry.
Princi Harry i cili për një vit është marrë me fushatën për çështjen e shëndetit mendor, tha se ende duhet punuar me të rinjtë në mënyrë që të kuptojnë botën moderne, transmeton portali arbresh.info
Duke cituar statistikat rreth numrit të të rinjëve që kontrollojnë telefonat e tyre, ai argumentoi se do të ishte ‘më efektive dhe më efikase’ nëse ata do të merrnin më shumë kohë për të menduar.
“Kohëve të fundit kam lexuar që të rinjtë kontrollojnë telefonat e tyre të paktën 150 herë në ditë dhe në lidhje me këtë, jam shumë i sigurtë se ata do të ishin më efikas nëse marrin kohë duke përpunuar mendimet, sesa të nxitojnë për të parë gjërat në telefon”, ka thënë ai./Arbresh.info
Përparim Rama pret në takim Dafina Zeqirin, i dhuron “Hyjnes...
Ndërron jetë babai i Salih Mustafës
PZAP ndëshkon Listën Serbe me 30 mijë euro për shkelje gjatë...
Policia e Kosovës në bashkëpunim me OSCE-në certifikon 18 in...
Hamza prezanton programin ekonomik: Grante për bizneset, ene...
Fshatrat e Suharekës përballen me mungesë uji për shkak të r...