Studime të shumta janë kryer për të treguar se sa i rrezikshëm është celulari për shëndetin e njeriut.
Edhe pse e dimë këtë, vazhdojmë ta mbajmë telefonin në çdo moment të ditës pas vetes, madje edhe gjatë natës duke e vendosur poshtë jastëkut ose shumë pranë kokës. Por mbajtja e telefonit afër gjatë kohës që jemi në gjumë është shumë e rrezikshme.
Një studim i bërë nga Departamenti i Shëndetësisë në Kaliforni tregon se disa prej shqetësimeve shëndetësore lidhen me përdorimin e celularit, duke filluar nga problemet me shëndetin mendor dhe riprodhues, deri në rritjen e rrezikut për zhvillim të kancerit.
Ekspertët këshillojnë që të paktën të largoni telefonat gjatë natës kur jeni në gjumë sepse, edhe pse ju nuk jeni duke i përdorur celularët, emetojnë energji të radio frekuencave kur dërgojnë apo marrin sinjale nga stacionet bazë të telefonisë celulare.
Fëmijët janë më të riskuar ndaj energjisë së valëve elektromagnetike, duke qenë se mund të depërtojë më lehtë tek truri i fëmijëve se sa të rriturit.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...