Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe institucionet tjera relevante, pas hetimeve të zhvilluara ka realizuar një operacion në lidhje me produkte farmaceutike të dyshuara si të kontrabanduara.
“Sot me datë 10.06.2015, bazuar në urdhëresën e lëshuar, Policia e Kosovës ka kryer bastisjen e disa lokacioneve, në tri rajone/qytete të Kosovës. Me këtë rast lidhur me dyshimet për veprat penale kontrabandim me mallra, përdorim i shenjave të etiketimit, masave dhe peshave të rreme është konfiskuar një sasi e madhe e produkteve të ndryshme, farmaceutike të dyshuara si dhe një sasi e konsiderueshme e paketimeve për këto produkte”, thuhet në njoftimin e PK-së.
ShBA dhe Rusia bien dakord të rikthejnë dialogun ushtarak
Barcelona merr konfirmim të madh financiar: Rikuperimi ekono...
Durmishi takon delegacionin e bizneseve franceze, flasin për...
Spiropali në SHBA: Shqipëria e përkushtuar për të drejtat e ...
Një muaj paraburgim për njërin nga të dyshuarit për tentim-v...
Endrick bën bujë të madhe në Brazil pas performancave me Lyo...