Hulumtime të reja kanë sugjeruar që pirja e çajit mund të jetë e mirë për trurin tuaj si dhe të pengojë plakjen.
Shkencëtarët tani thonë se konsumimi i rregullt i çajit mund të jetë një zgjedhje e thjeshtë jetese që sjell dobi për shëndetin e trurit.
Studiuesit e udhëhequr nga një ekip me bazë në Universitetin Kombëtar të Singaporit analizuan skanimet MRI nga nje grup personash të moshës mbi 60 vjeç.
Të gjithë pjesëmarrësit, nga Singapori, u pyetën gjithashtu se sa shpesh pinë çaj jeshil ose të zi, si dhe kafe.
Rezultatet treguan se pjesëmarrësit që pinin çaj të paktën katër herë në javë për rreth 25 vjet, kishin lidhshmëri më të mirë të trurit.
“Rezultatet tona ofrojnë dëshminë e parë të kontributit pozitiv të pirjes së çajit në strukturën e trurit” tha Dr Feng Lei, studiuesi kryesor.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK