Nëse mbështeteni në pilula gjumi për të bërë gjumë, ju duhet të konsideroni mundësinë të mos e bëni më.
Tabletat e dizajnuara për një efekt të tillë, përbëjnë të njëjtin rrezik si pirja e një pakoje cigare çdo ditë, pretendon një ekspert.
Hulumtuesi i kërkimeve rreth gjumit në Universitetin e Arizonës, Shawn Youngstedt beson se ata që duan të pushojnë mirë, duhet të ushtrojnë më shumë.
Aktivitetet fizike u ndihmojnë të djegni kalori, duke iu ndihmuar ju të flini pa problem.
Hulumtuesit kanë argumentuar prej kohësh nevojën për trajtime të sigurta të pagjumësisë për shkak të rreziqeve që paraqet, përfshirë edhe kërcënimin nga sulmi në zemër.
Youngstedt i tha CNN: “Pilulat e gjumit janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Ato janë aq të dëmshme sa pirja e një pakoje cigare në ditë. Për të mos e përmendur se shkaktojnë infeksione, rënie dhe çmenduri tek të moshuarit, dhe humbin efektin e tyre pas disa javësh.
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim