Si funksionon, efektet e saj, keqkuptimet më të zakonshme dhe siguria e përdorimit
Edhe pse sot ekzistojnë metoda moderne të kontracepsionit të gjerësisht të disponueshme, përdorimi i tyre ndër të rinjtë në vendin tonë mbetet ende shumë i ulët. Arsyet kryesore për këtë qëndrojnë tek keqkuptimet e thella që qarkullojnë, ndër të cilat më e zakonshmja është se pilulat hormonale shkaktojnë infertilitet, ndërkohë që e vërteta është krejt e kundërta.
Kontracepsioni i menjëhershëm, i njohur në mënyrë popullore si “pilula e ditës së pasme”, është një metodë kontrolli të lindjes që mund të përdoret pas marrëdhënieve seksuale të pambrojtura ose në rast se metoda tjetër e kontracepsionit nuk ka qenë adekuate. Ky artikull synon të shpjegojë çfarë është pilula e ditës së pasme, si vepron, kur përdoret, si dhe të heqë keqkuptimet më të zakonshme mbi të.
Çfarë është “pilula e ditës së nesërme” dhe si vepron?
Pilula e ditës së pasme është një metodë kontracepsioni që punon kryesisht duke ndikuar në hormonet e trupit. Ajo lidhet me receptorët e progesteronit, duke ulur sintezën e hormonit luteinizues (LH), i cili është i nevojshëm për pjekjen e vezës. Kjo çon në shtyrjen ose parandalimin e ovulacionit. Rrallë, pilula mund të pengojë fertilizimin e vezës duke ndryshuar mukusin në qafën e mitrës, duke e bërë të pamundur kalimin e spermatozoidëve.
Është shumë e rëndësishme të përdoret sa më shpejt pas marrëdhënieve të pambrojtura; nuk ka nevojë të pritet deri në mëngjes, dhe është efektive brenda 72 orëve për levonorgestrel (Escapelle) dhe deri në 5 ditë për ulipristal acetat (ellaOne). Një pikë kyçe që duhet theksuar është se pilula nuk do të “vrasë” embrionin nëse ngjizja ka ndodhur më parë, dhe nuk shkakton dëmtime tek fetusi.
Avantazhet dhe disavantazhet e pilulës së ditës së nesërme
Avantazhi kryesor i kësaj metode është se parandalon në mënyrë efektive shtatzënitë e padëshiruara pas marrëdhënieve seksuale të pambrojtura, veçanërisht nëse përdoret sa më herët. Megjithatë, përdorimi i saj nuk garanton 100% mbrojtje, dhe ajo nuk mbron nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për të rinjtë, ku edukimi mbi sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe parandalimi i tyre mbetet thelbësor, transmeton Telegrafi.
A ka kufi moshe për përdorimin e pilulës?
Sipas specialistëve të gjinekologjisë dhe obstetrikës, nuk ka kufi moshe për përdorimin e pilulës për kontracepsion të menjëhershëm. Ajo mund të përdoret gjatë gjithë periudhës riprodhuese, duke përfshirë edhe adoleshentet. Kufizime të tjera përfshijnë shtatzëninë e konfirmuar ose sëmundjet e mëlçisë. Efektiviteti mund të reduktohet tek pacientet mbipeshë me BMI mbi 30 ose tek ato që përdorin medikamente kundër epilepsisë.
Efektet e padëshiruara të pilulës
Efektet anësore janë të rralla dhe zakonisht kalojnë shpejt. Mund të shfaqen dhimbje koke të lehta, nauze, të vjella, siklet ose dhimbje të lehta në bark. Cikli menstrual zakonisht rikthehet në kohë, por mund të vijë pak më herët ose më vonë. Shfaqja e gjakderdhjes me pika nuk është arsye për shqetësim. Megjithatë, nëse cikli vonohet mbi 7 ditë ose gjakderdhja e parregullt vazhdon, duhet konsultuar mjeku për të përjashtuar shtatzëninë.
Si matet efektiviteti i kontracepsionit
Efektiviteti i kontracepsionit matet duke parë përqindjen e grave që mbeten shtatzënë gjatë vitit të parë të përdorimit të një metode të caktuar. Metodat ndahen në më efektive, shumë efektive, efektive dhe më pak efektive.
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes