Vdekjet nga sulmet e zemrës janë rritur për herë të parë në 50 vite, sipas Fondacionit Britanik të Zemrës.
Kjo është për shkak të ngadalësimit të përmirësimit në shkallën e vdekjes, kombinuar me rritjen e popullsisë.
Sulmet në zemër janë shkaktarë i madh i vdekjeve në të gjithë botën dhe janë emergjencë serioze shëndetësore.
Kur furnizimi me gjak në zemër bllokohet papritmas, formohet një mpiksje e cila e shkakton sulmin.
Por, çfarë pije mund ta konsumoj një person që t’i zvogëlojë rreziqet e këtij sulmi?
Ekspertët fillimisht kanë paralajmëruar se konsumimi i ushqimeve me sasi të larta të yndyrës, kolesterol, ose sodium mund të jetë gjë shumë e dëmshme për zemrën.
Nëse veç dëshironi t’i ndërmerrni hapat për minimizimin e rrezikut të sulmit në zemër, atëherë ndryshimi i mënyrës se si ushqeheni është fillimi më i mirë.
Sidoqoftë, sipas hulumtimeve më të reja, konsumimi i çajit të gjelbër mund t’i parandalojë vdekjet nga sulmet e zemrës dhe ato të trurit.
Një përbërës që gjendet në çaj të gjelbër mund të ndihmojë në shpërbërjen e pllakave që ndërlidhen me bllokimet e rrezikshme në enët e gjakut.
Studimi gjithashtu ka konstatuar se çaji i gjelbër ndërlidhet me një zvogëlim në shtypje të gjakut.
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...