Pfizer ka përfunduar regjistrimin e fëmijëve mes moshës 12 dhe 15 për një studim që teston vaksinën e saj të koronavirusit.
Prodhuesi amerikan i ilaçeve, në fakt, dëshiron të zgjerojë përdorimin e vaksinës midis grupeve të moshave të ndryshme, transmeton portal arbresh.info
Studimi, i njoftuar në tetor, përfshin më shumë se 2,000 pjesëmarrës, sipas një deklarate nga Pfizer, raporton Reuters.

Vaksinat nga Pfizer dhe Moderna, të cilat përdoren në Shtetet e Bashkuara, nuk janë ende të disponueshme për t’u përdorur tek fëmijët për shkak të të dhënave të pamjaftueshme të hulumtimit.
Fëmijët rrallë kanë simptoma serioze të Covid-19, por ata përsëri mund të përhapin virusin.
Muajin e kaluar, Moderna gjithashtu filloi një studim për të testuar vaksinën e saj tek adoleshentët e moshës 12 deri në 18 vjeç./arbresh.info/
Dënohet me një vjet burgim me kusht A.I që kërcënoi gazetarë...
Kritika për Araújon pas ndeshjes me Newcastle: mbrojtësi uru...
Barcelona merr një lajm të mirë nga Eric Garcia
Litri i naftës arriti deri në 2.07 euro në Shqipëri
Lufta me Iranin, Trump: Do të përfundojë së shpejti, nuk ka ...
FSHF prezanton fanellat e reja në prag të play-offit të Kupë...