Për të njohur nëse vuani nga kanceri i veshkave, shikoni nëse ndonjë nga simptomat e mëposhtme.
Mos u frikësoni menjëherë nëse kini ndonjërën prej tyre, pasi mund të tregojë një situatë tjetër, dhe nëse ka më shumë, ato duhet të shqyrtohen nga mjeku.
Urina me ngjyrën e kuqe
Shenja e parë e kancerit të veshkave është kalimi i gjakut përmes traktit urinar, i cili do të njollosë urinën tuaj me një pamje të errët ose të ndritshme të kuqe.
Dhimbje në shpinë
Çdo formë e parehati ose presioni në kurriz dhe ije mund të tregojë kancerin e veshkave. Kjo do të thotë se veshkat janë zgjeruar dhe shtypin organet dhe indet tjera që shkakton dhimbjen, transmeton KosovaPress.
Lodhja kronike
Lodhja e vazhdueshme, mungesa e vullnetit dhe ndjenja e lodhjes lidhen gjithashtu me kancerin e veshkave. Këto janë simptoma që mund të shoqërohen me një numër të madh kushtesh dhe sëmundjesh, kështu që nuk do të thotë domosdo se gjendja është alarmante. Nëse e keni këtë simptomë me një tjetër nga ato të listuara, sigurohuni që të kontaktoni mjekun tuaj.
Humbja e peshës
Pasi veshkat janë një nga organet kryesore në procesin e tretjes, dëmtimi i tyre mund të shkaktojë probleme me thithjen dhe tretjen e ushqimit. Kjo mund të manifestohet në mënyrën se si e humbni oreksin tuaj, gjë që çon në humbje peshe.
Pasqyra e keqe e gjakut
Tumoret e shkaktuara nga kanceri i veshkave mund të çojnë në mosbalancim të elektrolitit dhe kalciumit me trupin, anemi, dhe probleme të tjera të lidhura me gjakun.
Prokuroria vazhdon aksionin kundër grupit të dytë të dyshuar...
Osmani tregon detaje për takimin me Trump: Roli i SHBA-së në...
Oda Ekonomike Amerikane reagon ndaj çrregullimeve në lëvizje...
Naim Murseli flet për raportin me Liridonën: Ishim të lumtur...
Hekuran Hoxha u gjet i vdekur, gjysmë ore më parë kishte nën...
Murseli rrëfen marrëdhënien me Liridonën: Ajo ishte një bash...