Hipertensioni e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe sulmeve të trurit. Vetëm në Amerikë, 75 milionë njerëz janë të diagnostikuar me hipertension.
Në fakt, 1 në 3 të rritur diagnostikohen me para-hipertension, gjendje ku numrat e shtypjes së gjakut janë më të lartë se normalja, por jo aq të lartë sa për t’u diagnostikuar me hipertension, transmeton Telegrafi.
Më e keqja është se shumica e këtyre individëve që jetojnë me shtypje të lartë të gjakut nuk bëjnë ndryshme në stilin e tyre të jetesës.
Ekspertët e ndryshëm shëndetësorë kanë treguar se sheqeri është një nga produktet të cilin duhet ta shmangin personat me hipertension.
Është e rëndësishme t’i reduktoni produktet të cilat përmbajnë sheqer, pasi që ato esencialisht nuk ofrojnë asgjë më shumë se kalori dhe kontribuojnë në shtimin e peshës – personat mbipeshë dhe obezë janë gjithashtu të rrezikuar të zhvillojnë shtypje të lartë të gjakut.
Ekspertët amerikanë rekomandojnë të konsumoni maksimumi 35.9 gramë sheqer në ditë për meshkujt, ndërsa femrat vetëm 25 gramë.
Sheqeri gjendet në alkool, salca të ndryshme, ëmbëlsira, pije, etj.
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës