Kur dikush nuk mund të ndalet duke folur për veten, me siguri se mendoni që ai/ajo është i fiksuar pas vetvetes.
Kur e dëgjoni dukë duke thënë vetëm “unë, unë, unë”, s’keni ç’të mendoni tjetër përveç se narcisizëm të pastër.
Sidoqoftë, disa hulumtime të reja thonë se personat të cilët thonë “unë” vazhdimisht mund të mos jenë narcizoidë, por, në fakt, mund të jenë persona të prekur nga problemet psikologjike si depresioni dhe ankthi, transmeton Telegrafi.
Këtë konstatim e kanë bërë shkencëtarët e Universitetit të Arizonës, duke shpjeguar se ekziston një lidhje mes problemeve emocionale apo psikologjike dhe të folurit shumë për vetveten.
Shkencëtarët e kanë dhënë këtë konstatim pas eksperimenteve të shumta dhe analizimit të të dhënave të gjithsej 4,700 banorëve gjermanë dhe amerikanë.
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...