Edhe pse teknologjia e ka thjeshtësuar artin e të shkrepurit fotografi, efekti i syve të kuq ende mbetet ndër të metat kryesore të fotografisë. Por, çfarë e shkakton këtë efekt interesant?
Në ambiente me pak dritë, bebëzat e syrit rriten për të lejuar dritën të depërtojë në sy. Kur drita futet në sy, bebëzat nuk kanë shumë kohë për t’u shtrënguar. Prandaj, sasia e dritës që futet në sy i reflekton enët e kuqe të gjakut të koroidit – shtresë lidhëse e indeve që gjendet në pjesën e pasme të syrit. Kur drita apo ‘blici’ i kamerës e ndriçon retinën e mbushur me gjak, kjo rezulton në efektin e syve të kuq, transmeton Telegrafi.
Arsyeja se përse keni sy të kuqe mund të jetë se shikoni direkt në lentet e kamerës. Këtë efekt mund ta eliminoni vetëm duke shikuar në një poç elektrik pak momente para se të dilni në fotografi.
Për ta zvogëluar efektin e syve të kuq, shumica e kamerave moderne paraprakisht dërgojnë dritë para blicit final, gjë që i jep kohë të mjaftueshme bebëzave të shtrëngohen dhe adaptohen.
Intensiteti i reflektimit dallon nga personi në person, varësisht nga madhësia e bebëzave, mosha dhe ngjyra e syve të individit. Njerëzit me lëkurë të ndritshme dhe sy të kaltër ose të gjelbër, kanë tendenca të kenë më pak melaninë dhe janë më të prirë t’ju shfaqet efekti i syve të kuq nëpër fotografi. /Telegrafi/
Plagoset një person në Skenderaj
Vetëvendosje: Vendimi i Kushtetueses ndaloi një veprim të nx...
Rahovecit i ikën fitorja nga duart – Bashkimi triumfon pas v...
Zgjedhja e Presidentit, Lushaku: S’kemi refuzuar asnjë emër,...
Vendosja e laurave në vendkalimet e hekurudhës, e domosdoshm...
Trump për CBS: Lufta me Iranin drejt përfundimit