“Asgjë e tmerrshme, ka pëlcitur kapilari”.
Kështu jemi mësuar të dëgjojmë kur dikujt fillon t’i rrjedhë gjak nga hunda, mbase megjithatë është mirë të shkoni te mjeku.
Shkaktarët e rrjedhjes së gjakut nga hunda mund të jenë plotësisht të padëmshëm, si p.sh. ndonjë lëndim i vogël me rastin e prekjes apo inflamacionit të lehtë të mukozës, mirëpo, jo rrallë mund të jenë pasojë e ndonjë sëmundjeje serioze.
Rrjedhja e gjakut nga hundët shpesh ndodh dimrit, sepse atëherë është sezoni i infeksioneve respiratore. Atëherë shpesh ndodhë inflamacioni i mukozës, e cila vetvetiu është e ndjeshme dhe lehtë mund të ndodhë të rrjedhë gjak.
Rrjedhjet e këtilla të gjakut nga hundët nuk janë të tmerrshme, mirëpo ekzistojnë shkaktarët të cilët janë goxha më seriozë, transmeton Telegrafi.
Sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut mund t jenë shkaktarë të rrjedhjes së gjakut nga hundët, por në raste jo të rralla kanë të bëjnë me sëmundjet hematologjike siç është hemofilia. Në atë rast ekziston rreziku i përgjithshëm i rrjedhjes së gjakut nga hundët.
Prandaj, nëse pa ndonjë arsye ju rrjedh gjak nga hundët, me siguri nuk është diç që duhet t’ju brengosë, mirëpo mos e injoroni.
Shkoni te mjeku dhe kontrollojeni gjendjen e zemrës dhe të enëve tuaja të gjakut, sepse mund të jetë indikator i ndonjë problemi më serioz.
Tensioni i ngritur i gjakut është gjithashtu njëri ndër shkaktarët e shpeshtë të rrjedhjes së gjakut nga hundët. Prandaj, më mirë është të bëhet një kontroll i plotë, nëse ndodh t’ju rrjedhë gjak nga hundët.
Nëse vërtet është fjala vetëm për pëlcitje të kapilarit apo për diçka të padëmshme, aq më mirë, mirëpo nuk është i tepërt kontrollimi, sepse mbase kështu do të mësoni diçka që mund t’jua shpëtojë jetën.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...