Mund të ngjajë e pamundur, por limoni po ndihmon gratë në Britaninë e Madhe që të zbulojnë simptomat e kancerit të gjirit.
Mesazhi i rëndësishëm është përhapur pas një postimi të kohëve të fundit nga “World Know Your Lemons”, në të cilën shfaqet limonët në një kuti vezësh dhe përshkruajnë simptomat e ndryshme të kancerit të gjirit, transmeton portali arbresh.info
Sipas themeluesve të kësaj fushatë, besohet se kjo është një ndër format më të lehta për t’u ardhur në ndihmë grave që të zbulojnë nëse janë prekur nga kjo sëmundje.
“Disa pacientë nuk duan të flasin për gjinjtë ose të shohin ato”, ka thënë Corrine Beaumont, ideatorja e kësaj fushate.
Fushata për njohjen e simptomave të kancerit të gjirit ka filluar në vitin 2003 dhe është përkthyer në 16 gjuhë, duke u ardhur në ndihmë edhe grave në SHBA dhe Liban.
Simptomat e kancerit të gjirit të prezentuara përmes limonit mund t’i shikoni në fotografinë e mëposhtme. Sigurohuni që këtë informacion ta ndani edhe me mikeshat e juaja./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BPOLyIMFAZd/
FFK uron Zhegrovën për ditëlindje, e vetmja dëshirë kur fryu...
Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë...
Kafe falas për tifozët turq, restoranti në Prishtinë me gjes...
Dy të arrestuar për ndezje të fishekzjarrëve pranë hotelit k...
Arratisje e pazakontë në SHBA, gruaja me pranga arrin të ikë...
OVL UÇK kërkon tërheqjen e donatorëve nga publikimi “Masakra...