Nëse pyesni se ç’është më e mira që fëmija juaj të hajë për kafjall, përgjigjja është e qartë. Racioni më i mirë janë vezët. Kështu së paku konstatojnë shkencëtarët.
Rezultatet e hulumtimit të bërë në Universitetin e Pensilvanisë kanë treguar që fëmijët të cilët për kafjall hanë vezë, një kohë të gjatë kanë ndjenjën që janë të ngopur.
Dhe mu për këtë nuk kanë nevojë që të fusin shumë kalori për kafjall dhe drekë, me ç’rast zvogëlohet rreziku nga shëndoshja.
Në hulumtim kanë marrë pjesë 48 fëmijë dhjetëvjeçarë, të cilëve për kafjall u janë dhënë të hanë vezë, drithëra apo kaçamak.
Gjatë orëve të paradites fëmijët kanë treguar se sa janë të uritur apo fare nuk janë të uritur.
Prindërit kanë mbajtur shënime për ushqimin e tyre, ndërkaq është zbuluar që fëmijët të cilët për kafjall hanë vezë, për drekë konsumojnë rreth 70 kalori më pak, shkruan në publikimin e revistës Eating Behaviours./arbresh.info/
Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngus...
Nuk është më i paprekshëm, ylli i Real Madridit drejt largim...
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim
Edhe mjekët e profesorët tani obligohen të deklarojnë pasuri...
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm
Izraeli mund të thërrasë 450 mijë rezervistë për një pushtim...