Pastrimi i duarve pas përdorimit të tualetit është një nga masat më bazike higjienike.
Por, a e keni ditur se përdorimi i tharësit të duarve pas pastrimit vetëm sa jua ndytë duart më shumë?
Sipas ekspertëve, tharësit me ajër të ngrohtë thithin mikrobe të ndryshme kur e lironi ujin e tualetit, transmeton Telegrafi.
Një nga bakteret më të rrezikshme është E.Coli dhe që mund të thithet nga tharësit e tillë – bakter që shkakton vjellje, diarre, etj.
Pra, thënë më thjesht, në momentin që i futni duart e pastra nën tharësin me ajër të ngrohët, krejt çfarë ndodh është ju i mbushni duart me pjesë të vogla të jashtëqitjes.
Të paktën këtë e thonë shkencëtarët nga Universiteti i Connecticut-it
Vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën ‘Applied And Enviromental Microbiology’.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...