Dhembja e gjunjëve është problem i shpeshtë dhe mund të shfaqet te njerëzit e të gjitha moshave.
Mund të jetë i shkaktuar nga ndonjë lëndim të papritur, apo nga ndonjë shkaktar tjetër siç është artriti. Shërimi do të bëhet varësisht nga shkaktari.
Dhembja e befasishme në njërin gju zakonisht nuk është thënë që duhet të shkoni te mjeku juaj, por mund ta eliminoni me ilaçe të zakonshme natyrore siç është ilaçi i bërë nga limoni, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
▪1–2 limonë,
▪ vaj susami.
Përgatitja dhe përdorimi:
Priteni limonin në copëza të vogla. Qitni copëzat e limonit në leckë pambuku dhe njomni në vaj të ngrohtë susami.
Vendoseni leckën në gju 5 deri 10 minuta. Bëjeni këtë veprim dy herë në ditë derisa dhembja të zhduket tërësish.
Vërejtje: Pirja e lëngut të limonit të tretur në një gotë ujë të ngrohtë në orët e hershme të mëngjesit në lukth të thatë gjithashtu është i dobishëm për këtë problem.
Limoni është i pasur me vitamina dhe minerale, siç janë vitaminat C,A,B1, B6, magnezi, pektina, thartira folike, fosfori, kalciumi dhe kaliumi.
Sasia e madhe e kalciumit dhe e vitaminës C ndihmon në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të eshtrave dhe pengon sëmundjet e eshtrave siç janë osteoporoza, artriti reumatoid dhe poliartriti inflamator.
Vaji i susamit përdoret si vaj shërues mijëra vite. Ky vaj është mjet natyror antiinflamator, i cili absorbohet shpejt dhe depërton nëpërmjet indeve në palcën e eshtrave. Ai hyn në qarkullimin e gjakut nëpërmjet kapilareve.
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...