Kendall Jenner është modelja më e kërkuar e ditëve të sotme dhe mund të krenohet me trupin e skalitur.
Ajo kujdes të madh i kushton ushqimit dhe çdo ditë ushtron me trajnerin e vet, Gunnar Peterson.
Falë stërvitjeve të mundimshme, Kendall duket e mrekullueshme dhe qëndron në formë të shkëlqyeshme, transmeton Telegrafi.
“Me trajnerin çdo ditë bëj stërvitje të cilat përfshijnë 13 ushtrime. Ushtrimet kryesisht janë ato të cilat forcojnë muskujt e barkut, muskujt e duarve, të këmbët dhe të vithet. Nëse jam në udhëtim apo thjesht nuk dëshiroj të dal nga shtëpia atë ditë, caktoj stërvitjen e cila zgjat vetëm 11 minuta”, ka shkruar Kendall Jenner në aplikacionin e vet.
Duke pasur parasysh që ky trajnim nuk do të na marrë më shumë se 10 minuta, ia vlen ta provojmë.
Videoja, e cila mund të shihet në aplikacionin e saj, tregon të gjitha ushtrimet të cilat pikërisht përbëhen nga forma të ndryshme të plankut dhe të muskujve të barkut, ndërkaq Kendall Jenner çdo ushtrim e bën 30 sekonda.
/Telegrafi/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim