Mjekët kanë marrë leje të trajtojnë një pacient britanik, i cili është prekur nga sëmundja CJD, përmes një teknike inovative, për herë të parë në botë.
Aktualisht nuk ka ndonjë tretman për sëmundjen e rrallë dhe vdekjeprurëse të trurit, CJD, e njohur ndryshe si “sëmundja e lopëve të çmendura” tek njerëzit.
Mjekët në Londër kanë marrë leje për përdorimin testues tek njerëzit nga Gjykata për Mbrojtje.
Shkencëtarët kanë deklaruar se testimet e antitrupit të zhvilluar nga njerëzit në laborator janë premtuese, megjithatë nuk kanë njohuri se si mund të reagojnë pacientët.
Në këtë rast pacienti, i cili nuk është emëruar, ka “sporadik CJD”, forma më e shpeshtë e kësaj sëmundje tek njerëzit. Kjo është ndryshe nga varianti CJD, version i cili lidhet me konsumimin e mishit të infektuar nga BSE. “Sporadik CJD” ndodhë kur proteinat e shëndosha në trupin e njeriut spontanisht bëhen pa formë dhe fillojnë të ndërtohen në tru.
Antitrupi i zhvilluar në laborator, PRN100, ka për qëllim të parandalojë proteinat e deformuara të ngjiten në proteinat e shëndosha, që nënkupton se ato nuk mund të rriten dhe të shkaktojnë dëme në tru.
KQZ: Në përfaqësitë diplomatike lejohet votimi edhe me dokum...
Në prag të Vitit të Ri, Policia e Kosovës shpërndanë dhurata...
Ballkani e mbyll gjysmëstinorin si kampion në Superligën e K...
Vuçiq fton serbët ta votojnë Listën Serbe, më 28 dhjetor
KOSTT: 4 blloqe prodhojnë energji 800 megavat në orë, konsum...
Kurti prezanton sistemin raketor antitank “Panzerfaust 3”, m...