Pastruesi i duarve po dëmton sytë e fëmijëve, thonë ekspertët

00:12 | 26 Janar 2021

Rritja e madhe e përdorimit të pastruesve të duarve me bazë alkooli gjatë pandemisë ka pasur një pasojë të rrezikshme te fëmijët.

Duke e përdorur atë shpesh me qëllim të parandalimit të pandemisë, një spital i fëmijëve në Paris ka raportuar se dëmtimet aksidentale të syve tek fëmijët nën moshën 18 vjeç u rritën shtatë herë më shumë në krahasim me vitin 2019, transmeton portali arbresh.info

Lëndimi i syve për shkak të ekspozimit të sanitizuesit të duarve “është një ndërlikim i njohur”, tha Dr. Sonal Tuli, një zëdhënës klinik i Akademisë Amerikane të Oftalmologjisë (AAO) i cili shqyrtoi gjetjet e studimit.

“Ky është një shqetësim jo vetëm për fëmijët, por edhe të rriturit dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor,” tha Tuli.

Studimi i botuar në JAMA Ophthalmology thekson se patrusesit e duarve përbëhen kryesisht nga etanoli ose alkool izopropil (60% në 95%), të cilat janë toksike për strukturat delikate si sytë.

Ekspozimi i tepërt i këtyre produkeve mund të dërgojë në verbëri, për shkak të zhvillimit të ulçerës së kornesë ose shkrirjes, theksohet në studim.

Studimi u drejtua nga Dr. Gilles Martin, një okulist në Spitalin e Fondacionit Rothschild në Paris. Ai dhe kolegët e tij u mbështetën në të dhënat e 2019 dhe 2020 të mbledhura nga Qendrat Franceze të Kontrollit të Helmit (PCC) dhe një spital okulistik i fëmijëve në Paris.

Studimi përfshiu dëmtimet e syve dhe thirrjet e urgjencës që vijnë nga ekspozimi ndaj pastruesit të duarve midis fëmijëve nën 18 vjeç./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara