Të gjithë e dimë se alkooli mund të ndikojë në shtimin e peshës, shëndetin e zemrës dhe në mëlçi, por nëse e shihni me sytë tuaj dëmin që alkooli ia bën mëlçisë, padyshim se do të mendoni dy herë para se të pini prapë birra.
Në një video nga Lifechangers, Dr. Drew Pinsky iu shpjegon shikuesve se si konsumimi i tepërt i alkoolit mund t’ua dëmtojë mëlçinë, transmeton Telegrafi.
Videoja është nga viti 2011, ndërkaq Dr. Drew e ka krahasuar një mëlçi të shëndetshme me një mëlçi të dikujt që ka konsumuar alkool.

Siç do ta shihni edhe vet, mëlçia e shëndetshme mban ngjyrë më të kuqe dhe duket më mirë e formësuar, ndërkaq mëlçia me cerozë ka ngjyrë hiri dhe është e mbushur me shenja.
Dr. Drew thotë se nëse mëlçia nuk funksionon siç duhet, i tërë trupi fillon të mos funksionojë siç duhet, madje edhe sistemi i imunitetit dobësohet dukshëm.
Vlen të ceket se ceroza shfaqet kur mëlçia dëmtohet përherë nga dëmet afatgjate si pasojë e abuzimit me alkool, hepatitit apo obezitetit. /Telegrafi/
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon nga qytetarët të njof...
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...