Pagjumësia rritë rreziku për obezitet duke ndikuar në metabolizëm, kështu duke bërë që të shtojmë në peshë përmes ndikimin në oreksin tonë.
Netët që nuk bëjmë gjumin siç duhet gjithashtu ndikojnë në bakteret e zorrëve, të cilat kanë rol kyç në metabolizëm.
“Gjumi i pa rregullt është diçka shumë e shpeshtë në jetën moderne, andaj edhe rastet e çrregullimit të metabolizmit dhe mbipeshës janë në rritje” ka thënë Dr. Christian Benedict, nga Uppsala University në Suedi.
Studiuesit nga Universiteti Uppsala, kanë zhvilluar disa studime me qëllim të hulumtimin të lidhjes së pagjumësisë me mbipeshën.
Rezultatet kanë treguar që personat të cilët kanë problem me gjumin, apo flenë më pak, janë më impulsiv me ushqimin, konsumojnë më shumë kalori dhe shpenzojnë më pak energji.
Tutje, sipas këtij studimi, është bërë e ditur që mungesa e gjumit ndërron bilancin e hormoneve nga ato që ju bëjnë të ndiheni të mbushur, në ato që shkaktojnë urinë.
Studimi, i cili është prezantuar në Kongresin Evropian të Endocrinology në Lisbonë, ka gjetur që mungesa e gjumit ulë ndjeshmërinë e insulinës dhe çrregullon bakteret e zorrëve që lidhen me metabolizmin.
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve