Organizata Botërore e Shëndetësisë (BOSH) ka njoftuar të hënën se ka pezulluar përkohësisht testimin klinik të hidroksiklorinës si një trajtim i mundshëm për Covid-19.
Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë me dije se vendimi u mor pas një publikimi në revistën mjekësore “The Lancet”, javën e kaluar, ku thuhej se përdorimi i ilaçit te pacientët me Covid-19 mund t’i rrisë shanset e tyre për të vdekur.
Në një konferencë virtuale për media, ai ka pohuar se i ashtuquajturi Testim i Solidaritetit ku qindra spitale të vendeve të ndryshme të botës kanë ndarë pacientë për të testuar lloje të ndryshme të trajtimeve për Covid-19, ka pezulluar trajtimin e hidroksiklorinës.
Tedros ka theksuar se pezullimi do të vlejë derisa të rishikohen të dhënat.
Hidroksiklorina përdoret normalisht për të trajtuar artritin, por deklaratat e figurave publike, si ato të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka thënë javën e kaluar se po e merr ilaçin, kanë nxitur qeveritë që të blejnë hidroksiklorinë me shumicë./epokaere/
Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin, dyshohet për tri v...
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën
Stuhi të fuqishme dhe tornado godasin SHBA-të, dy viktima në...
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj ...
Gërvalla: Kosova ka nevojë për drejtësi pa kompromis
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...