Punonjësit shëndetësor përbëjnë tre për qind të popullatës së përgjithshme të botës, megjithatë nga numri i përgjithshëm i të infektuarve në botë, 14 përqind prej tyre janë punonjës shëndetësorë.
Këtë konstatim e ka konfirmuar kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjatë një konference për media në Gjenevë, transmeton Telegrafi.
Tedros Gebreyesus, ka lavdëruar punën e palodhshme të punonjësve shëndetësorë në tërë botën, ku nga dëshira e madhe për t’i shpëtuar qytetarët e kanë pësuar me jetë shumë infermier e mjekë.
“Pandemia na rikujton të gjithëve për punën heroike të punonjësve shëndetësorë, që do ditë luftojnë me pandeminë e COVID-19. Janë vetëm tre përqind në botë, por 14 nga numri i përgjithshëm të infektuarve janë punonjës shëndetësorë”, ka shtuar Tedros./Arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...