Sigurisht që dini shumë për përfitimet shëndetësore që ka mjalti, por se cila është fuqia e tij kur përzihet me gjethet e dafinës, këtë nuk e dini.
Gjethja e dafinës është e pasur me lëndë ushqyese, përmban fitosterol, linalool, vajra esencialë, tanin, kamfor dhe acide.
Me pak fjalë është produkt i pasur që ndihmon trupin tonë të përbëjë elementet që na mungojnë. Kombinimi i mjaltit dhe gjethes së dafinës rrit vetitë e tij shëruese, sepse mjalti është i pasur me vitamina dhe mikroelemente të dobishme.
Ky kombinim ndihmon në dhimbjen e kyçeve, sepse largon kripën e tepërt nga trupi.
Receta për përgatitjen e kësaj kure popullore.
Përdoreni 1 paketë me gjethe dafine dhe tre lugë gjelle mjaltë. Vendosni fletët në një tenxhere, shtoni rreth 1.5 litra ujë dhe zijeni ato për rreth 30 minuta. Më pas largoni gjethet dhe lëreni ujin të ftohet në temperaturën e dhomës. Hiqni gjethet nga çaji, pastaj shtoni tre lugë mjaltë natyral. Pini çajin e përftuar me mjaltë çdo ditë për një të tretën e filxhanit për pesë ditë.
Pas kësaj, bëni një pushim për rreth tre javë dhe do të hetoni për ndryshimet që do të pësojë trupi juaj./arbresh.info/
Oda Amerikane-Qeverisë: Përmirësimi i klimës për bizneset kë...
DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme, sa të sigur...
KEDS paralajmëron konferencë më 1 prill për njehsorët elektr...
Osmani: Historia e Nënës Ferdonije simbol i dhimbjes dhe qën...
Sot, dita e fundit e konkursit për rekrutimin e ushtarëve të...
Izraeli nis valë të re sulmesh në Iran