Varianti Delta i koronavirusit mund të transmetohet lehtë nga njerëzit e vaksinuar tek familjarët e tyre, zbulon një studim i fundit i kryer në Britani të Madhe.
Megjithatë, studimi ka gjetur se të vaksinuarit kanë shumë pak gjasa që të infektohen vetë, transmeton portalio arbresh.info
Studimi i Kolegjit Imperial në Londër ilustron se si varianti Delta shumë i transmetueshëm mund të përhapet edhe në një popullatë të vaksinuar.
Studiuesit nënvizuan se kjo nuk e dobëson argumentin për vaksinim si një nga mënyrat më të mira për të reduktuar sëmundjen nga Covid-19.
Ata gjetën se infeksionet tek të vaksinuarit u pastruan më shpejt, por ngarkesa virale maksimale mbeti e ngjashme me të pavaksinuarit.
“Gjetjet tona ofrojnë njohuri të rëndësishme se pse varianti Delta po vazhdon të shkaktojë numra të lartë të rasteve COVID-19 në të gjithë botën, madje edhe në vendet me shkallë të lartë vaksinimi”, thonë autorët e studimit.
Studimi, i cili përfshiu 621 pjesëmarrës, zbuloi se nga 205 kontakte shtëpiake të njerëzve me infeksion Delta COVID-19, 38% e kontakteve shtëpiake që ishin të pavaksinuar dolën pozitivisht, krahasuar me 25% të kontakteve të vaksinuara.
Kontaktet e vaksinuar që rezultuan pozitivë për COVID-19 mesatarisht kishin marrë vaksinat e tyre më gjatë se ata që rezultuan negativë, gjë që autorët thanë se ishte dëshmi e imunitetit në rënie dhe mbështeti nevojën për vaksina përforcuese.
Epidemiolodu Neil Ferguson tha se transmetueshmëria e variantit Delta do të thotë se Britania e Madhe nuk do të arrijë “imunitetin e tufës” për një kohë të gjatë.
“Imuniteti zbehet me kalimin e kohës, është i papërsosur, kështu që transmetimi vazhdon të ndodhë, dhe kjo është arsyeja pse vaksinat përforcuese janë kaq të rëndësishme”, tha ai./Reuters/arbresh.info/
Presidenti iranian thotë se SHBA-të “luajnë rol të dre...
Vrau ish-gruan, zbardhet dëshmia e shqiptarit
Detaje nga sulmet e Izraelit dhe Iranit që u shkëmbyen gjatë...
Mbyllet Panairi i Librit “Prishtina 2025”
Egli ka gati këngën e re, thotë se është bashkëpunim
Merz për Trump: Duhet të flasim me të, jo për të