Një studim i gjerë, i kryer në Kinë në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit ndërmjet viteve 2004 dhe 2008, i cili përfshiu më shumë se gjysmë milioni të rriturish të moshave 30 deri në 79 vjeç nga 10 vende gjeografikisht të ndryshme nëpër Kinë, tregoi se konsumoni i një veze në ditë ju ndihmon me sëmundjet e zemrës.
Pjesëmarrësit u ndoqën për normat e prekjes dhe vdekshmërisë, duke u përqendruar në rezultatet e sëmundjeve kardiovaskulare përfshirë sëmundjet ishemike të zemrës , problemet kryesore koronare, goditjen hemorragjike dhe goditjen ishemike. Studimi synoi të hetonte lidhjet midis konsumit të vezëve dhe rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.
Rezultatet treguan se krahasuar me ata që rrallë herë ose kurrë nuk konsumonin vezë, individët që raportuan konsum të përditshëm (mesatarisht rreth 0.76 vezë në ditë) u shoqëruan me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës. Konkretisht, konsumi i përditshëm i vezëve u lidh me reduktime në rrezikun e ishemisë dhe problemeve koronare, goditjes hemorragjike dhe goditjes ishemike. Gjithashtu u vërejtën marrëdhënie të rëndësishme midis konsumit të vezëve dhe të gjitha problemeve të zemrës të studiuara. Për më tepër, konsumatorët e përditshëm treguan një rrezik 18% më të ulët të vdekjes dhe një rrezik 28% më të ulët të vdekjes nga goditja hemorragjike krahasuar me ata që nuk i konsumonin./tch
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK